Stadiumi ”Santiago Bernabeu”, do të transformohet në fusha tenisi gjatë muajit prill

Tenis

Stadiumi ”Santiago Bernabeu”, do të transformohet në fusha tenisi gjatë muajit prill

Më: 25 mars 2026 Në ora: 14:54
Stadiumi ‘’Santiago Bernabeu"’

Stadiumi i Real Madridit, ‘’Santiago Bernabeu’’ gjatë maujit prill, do të transformohet në fusha tenisi.

Sipas asaj që raporton gaztea spanjolle “Marca”, aty do të zhvillohen ndeshje të turneut ‘’Madrid Open’’.

Stadiumi do të përshtatet në fushë tenisi, që yjet e këtij sporti t’i zhvillojnë stërvitjet.

Stadiumi ‘’Santiago Bernabeu’’ do të jetë në dispozicion prej 23 deri më 30 prill.

Fusha e stadiumit siç është zakon pas çdo ndeshjeje, do të hiqet pas ndeshjes Real Madrid – Alaves, e cila zhvillohet, më 22 mars.

Stadiumi do të përgatitet më pas për lojtarët e tenisit, ashtu siç ndodhi muaj më parë, kur u zhvillua një ndeshje e NFL-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat