Agron Kuka: Zekaj - në rrugë të mirë që të futet në mesin e kolosëve botërorë

Xhudo

Agron Kuka: Zekaj - në rrugë të mirë që të futet në mesin e kolosëve botërorë

Nga: Kemajl Goca Më: 2 maj 2021 Në ora: 20:22
Agron Kuka: Zekaj - në rrugë të mirë që të futet në mesin e kolosëve botërorë

Xhudo nuk ka të ndalur në rrafshin ndërkombëtar. Ata i sollën edhe dy medalje shtetit të Kosovës.  

Xhudisti Shpat Zekaj -i argjendtë dhe Laura Fazliu, e bronztë në European Cup, që u mbajt në Zagreb të Kroacisë.

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se Shpati është në rrugë të mirë që të futet në mesin e kolosëve botërorë.    

“Shpati sot me përformancën e tij në European Cup që u mbajt në Zagreb të Kroacisë, e dëshmoj se është në rrugë të mirë që të futet në mesin e kolosëve botërorë të kategorisë 100 kg. 

Ai sot garoj për herë të parë në grup-moshën e seniorëve dhe me plot meritë u plasua i dyti fakt ky që e vërteton edhe një herë se meshkujt e ekipit tonë me hapa të sigurt po dalin në sipërfaqe mu në majat e sportit të xhudos”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat