Ish presidenti i Kosovës: Lot gëzimi e krenarie 

Xhudo

Ish presidenti i Kosovës: Lot gëzimi e krenarie 

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 19:07
Ish presidenti i Kosovës: Lot gëzimi e krenarie 

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka uruar suksesin e xhudistes Distria Krasniqi.

“Lot gëzimi e krenarie

Distria Krasniqi e Artë në vendin e mjeshtërve të xhudos.

Kur shpirt e zemër i përkushtohen një ideali,  arritja  e tij bëhet realitet.

Në gjurmët e Majlindës, Distria sot shkëlqeu me të Artën. Ari tek ari! 

Gjeneratë e Artë e Kosovës! Krenari e Kosovës. Lotët e gëzimit ua rrisin shkëlqimin e praruar me ar.

Urime!”, ka shkruar Sejdiu në profilin e facebookut të tij. Distria është kampione olimpike në kategorinë – 48 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat