Majlinda Kelmendi në sytë e shoqes së saj: Ajo është e para, i ka arritur të gjitha

Xhudo

Majlinda Kelmendi në sytë e shoqes së saj: Ajo është e para, i ka arritur të gjitha

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 21:39
Majlinda Kelmendi

Eliminimi i saj në Tokio, nuk po konsiderohet humbje për të afërmit e Majlinda Kelmendit.

Xhevahire Kukaj, trajnere e xhudos në Pejë, ka njoftuar më shumë rreth pasionit e punës së palodhshme të Majlindës qysh prej kur ishin fëmijë.

E pyetur për humbjen e shoqes së saj në garat në Tokio, ajo u shpreh: “Ajo për neve gjithmonë ka me qenë e para, edhe është e para, ajo ja ka arrit te gjitha”.

Për Kukaj, përveç asaj që e njohim në sport, Majlinda Kelmendin e vlerëson shumë e gjithë lagjja për karakterin e saj e cilësitë e mira njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat