Dy medalje për Kosovën! Driton Kuka me fjalë të mëdha 

Xhudo

Dy medalje për Kosovën! Driton Kuka me fjalë të mëdha 

Nga: K.G. Më: 27 mars 2022 Në ora: 15:52
Fatjona e Erza

Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, tha se sot arritën edhe një sukses të radhës në  Athinë të Greqisë, duke fituar dy medalje në Kupën Evropiane U-21.

Edhe një sukses i madh për shtetin e Kosovës, duke iu falënderuar xhudos dhe në veçanti punës së palodhshme të trajnerit Kuka.  

“Kupa Evropiane U-21 Athinë Greqi!

Dy medalje për Kosovën.

Traditë është bë që shtetet që ende s’na njohin, shkojnē xhudistët dhe i njoftojnë me realitetin.

Fatjona (Kasapi) e artë sot ishte në krye të detyrës në kategorinë 57 kg.

Mposhti me radhë garueset nga Izraeli, Polonia, Franca e në finale garuesen turke.
Qasja e saj serioze ka filluar të jap frytet dhe sukseset.

Erza Muminoviq sot fitoj medaljen e bronztë dhe performanca e saj  nuk ishte ajo që realisht e ka  dëshiruar marr parasysh që ishte favorit për medalje të artë.

Në Athinë përshtypje të mirë lan edhe Lorisi e Riosi që arritën të tregojnë që po vjen koha e tyre.

Arritën të shënojnë fitore dhe me pak më shumë taktikë do hynin në zonën e medaljeve.

Dardani fitoj dy luftëra dhe realisht kishte potencial për medalje por diçka  me përqendrimin e tij gjatë luftës nuk ishte si duhet.

Dëbora humbi dhe realisht ka potencial por shumë gjëra duhet ti përmirësoj, e po ashtu të përkushtohet seriozisht sepse s’ka kohë ma për qasje gjysmake”, njofton Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat