Driton Kuka: Nga shteti Shqiptar do doja vetëm Pasaportën Shqiptare!

Xhudo

Driton Kuka: Nga shteti Shqiptar do doja vetëm Pasaportën Shqiptare!

Nga: K.G. Më: 25 gusht 2022 Në ora: 16:40
Driton Kuka

Driton Kuka, trajneri më i mirë botë në xhudo, tha se po diskutojnë edhe me ministrin e MKRS-së, Hajrulla Çeku.

Kuka është i lumtur me vendimin e Qeverisë Shqiptare.

“Kampionet Olimpike do të jenë me vendim të qeverisë Shqiptare bartëse të titullit të Nderit - Kolonel të Ushtrisë Shqiptare, të kuptohem Grada Nderi dhe po ashtu do kenë paga Mujore!

Kryeministri Shqiptar Edi Rama me këtë vendim po avancon të drejtat e sportistëve që arrijnë rezultate Kulminante!

Image

Nora Gjakova e Distria Krasniqi

Luiza Gega dhe Briken Calja po ashtu do mbajnë gradën e nderit Kolonel.

Praktika e Shtetit Shqiptar është praktikë në pothuajse çdo shtet Evropian!

Praktikë që jemi duke e diskutuar me Ministrin Çeku të filloj edhe në Kosovë.

Patjetër që duhet kritere të veçanta e jo ndryshe!

Por që është praktikë e mirë s’diskutohet aspak.

Qeveria Shqiptare patjetër duhet të parasheh që punësimi të jetë praktikë edhe për trajnerët!

Prapë me kritere të veçanta.

S’po flas për veten time aspak!

Nga Shteti Shqiptar do doja vetëm Pasaportën Shqiptare sepse e kam për zemër!

Krenar me Sportistët tanë Shqiptar kudo që janë Shqipëri e Kosovë…”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat