Shqiptarja e Kosovës çon peshë Parisin, e artë në garën prestigjioze 

Xhudo

Shqiptarja e Kosovës çon peshë Parisin, e artë në garën prestigjioze 

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 18:13
Driton Kuka e xhudistja Distria Krasniqi

Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris Grand Slam 2026.

Shqiptarja e Kosovës ka çuar peshë Parisin, e artë në garën prestigjioze! 

Distria ishte e lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë fitoi me Ippon ndaj Alicia Marques nga Franca..

Në çerekfinale ajo mposhti me Wazaari, Larissa Pimenta nga Brazili

Në gjysmëfinale Distria mposhti me Yuko, Amandine Buchard nga Franca.

Në finale Disi mposhti me Ippon Ariane Toro Soler nga Spanja.

“Rrafsh 9 copa të arta!

Grand Slam Paris prapë flet shqip!

Ndjenjë e veçantë Parisi!

Plot 9 herë shijova të artat në zemër të Bercy Arena!

Medaljet i fitojmë vet s’mundet askush me na i ndal!

Kosova mbi të gjitha miq”, ka shkruar Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat