​Haradinaj: Agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është zhvillimi ekonomik

Zgjedhjet 2021

​Haradinaj: Agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është zhvillimi ekonomik

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 16:26
Ramush Haradinaj

Kandidati për President të Kosovës nga radhët AAK-së, Ramush Haradinaj, para strukturave në Kamenicë ka thënë se Aleanca në Qeverinë e ardhshme do të jetë e përqendruar në zhvillimin ekonomik të vendit.

‘Agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik. Para strukturave në Kamenicë, shpjegova rëndësinë e shtetit të sigurt, të fortë e të qëndrueshëm, në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit’, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj ka thënë se me të në krye të shtetit, dinjiteti dhe integriteti i vendit do mbetet i pacenueshëm.

‘Me mua si President i ardhshëm i Republikës së Kosovës, dinjiteti dhe integriteti i Atdheut tonë do mbetet i pacenueshëm’, ka thënë Haradinaj para strukturave në Kamenicë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat