Kurti: S’mundemi me i mbushë ambasadat e ministritë me kushëri, ata janë për shtëpi e për gazmende private

Zgjedhjet 2021

Kurti: S’mundemi me i mbushë ambasadat e ministritë me kushëri, ata janë për shtëpi e për gazmende private

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:38
Albin Kurti

Fushata zgjedhore që nisi më 3 shkurt ka aktivizuar edhe më tepër liderët e partive politike në vend, si dhe kandidatët për deputet të të gjitha subjekteve.

Përpos që të njëjtit nisën të bënin fushatë javë më parë, nga 3 shkurti janë edhe më aktiv në çdo komunë të Kosovës.

Njësoj kanë vepruar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe u.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila garon në të njëjtën listë me partinë e Kurtit.

Gjatë vizitës së tyre në njërën prej komunave si dhe bashkëbisedimit me qytetarë, Kurti ka deklaruar se s’do të ketë më kushëri nëpër ministri dhe se fisi është për dasma e gazmende private.

“Është e rëndësishme që përfaqësimin e Kosovës me i pas njerëzit më të ndershëm dhe dijshëm. Nuk mundemi me i mbushë ambasadat dhe ministritë me kushëri. Kushërinjtë janë për shtëpi. Fisi është për dasmë, gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, ka deklaruar Kurti.

Duhet përkujtuar që kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të fushatës si dhe ditës kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit dhe do t’i japim epilog këtyre zgjedhjeve, duke zgjedhur kështu udhëheqësit e tyre.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat