Haradinaj: Vetëvendosje nuk po tregon se si do krijojnë jetë të dinjitetshme për të rinjtë

Zgjedhjet 2021

Haradinaj: Vetëvendosje nuk po tregon se si do krijojnë jetë të dinjitetshme për të rinjtë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 07:47
Kurti dhe Haradinaj

Kandidati për president nga radhët e AAK’së Ramush Haradinaj tha se i pari i VV’së nuk ka përgjigje konkrete për të rinjët e këtij vendi.

Haradinaj në televizion publik e ka përmendur edhe vizitën e Kurtit që së fundit e ka bërë tek varri i presidentit Rugova, ku siç thotë ai “Nëse e kisha sha Rugovën 20 vjet unë nuk kisha mujt më i shku të varri”

“Nuk e shohim që kanë me iu përgjigjë kërkesave të qytetarëve, duhet me qu sinjale të mirë me eufori të gëzimit, duhet me pas kujdes në pjesën e ekonomisë.

Nëse e kisha sha Rugovën 20 vjet unë nuk kisha mujt më i shku të varri. Nuk i dëgjoj të VV si kanë me ndalë rënien ekonomike, si kanë me ia kriju një jetë të dinjitetshme të rinjve nga VV”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat