Hoti arsyetohet për tubimet në kohë pandemie: Është e pamundur të ndalen qytetarët

Zgjedhjet 2021

Hoti arsyetohet për tubimet në kohë pandemie: Është e pamundur të ndalen qytetarët

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 21:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së si dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se po mundohen që të respektojnë masat antiCOVID edhe në tubimet elektorale.

Hoti i cili bashkë me bashkëpartiakët e tij është parë duke zhvilluar fushatë elektorale dhe duke rrezikuar me shpërndarjen e këtij virusi tha se është e pamundur të ndalen qytetarët që të shkojnë në tubime.

“Ne nuk e kemi harruar, ne kemi pasur seri të programeve për të shpërndarë informatën tek qytetarët lidhur me programim dhe tash çdo ditë paradite e bëjmë prezantimin e kandidatëve të regjionit dhe mandej dalim të takohemi me qytetarët.Në ato takime bëjmë maksimumin e respektimit të masave, distance dhe maskë. Është e pamundur të ndalen qytetarët të vijnë në tubime”, tha Hoti

Gjithashtu Avdullah Hoti theksoi se po bëjnë thirrje që të respektohen këto masa, s’paku të kenë të vendosura maska dhe të respektohet distanca.

“Po bëjmë thirrje maksimalisht që të respektohen këto maska, maskat së paku dhe distance në mes njerëzve në ambiente sa më të hapura.E di se jo gjithmonë arrijmë t’i kontrollojmë tubimet që po bëjmë”, shtoi ai.

Ndryshe pikërisht sonte LDK zhvilloi tubim në qytetin e Gjilanit, ku të gjithë shiheshin afër njëri-tjetrin, pa respektim distanca disa prej tyre em maska e disa as maskë të vendosur në një ambient të mbyllur.

Ishte pikërisht Hoti dhe Armend Zemaj nga LDK si ministër i Shëndetësisë që vazhdimisht bënë thirrje për respektim të masave, e që së fundi po i thyejnë vetë ato.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat