Përfaqësuesi i diasporës nga LDK: Kjo parti është truri dhe kurrizi i shtetit

Zgjedhjet 2021

Përfaqësuesi i diasporës nga LDK: Kjo parti është truri dhe kurrizi i shtetit

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:55
Osman Ferizi

Osman Ferizi, përfaqësuesi i LDK-së për Gjermani, ka thënë se përkundër partive tjera, ata nuk kanë organizuar grumbullimin e simpatizantëve me autobusë, për shkak të financave.

“LDK-ja nuk ka marrë këso forma të organizimit, pasi edhe ana financiare nuk është e qëndrueshme, por nuk kemi arritur të gjejmëforma të financimit si VV-ja dhe AAK-ja që të sjellim votues në Kosovë”.

“Kemi lobuar te anëtarët tanë, iu kemi ndihmuar në plotësimin e formularëve, por këtë formë të transportit nuk do të bëjmë. Duhet secili jashtë aspektit politik, ta trajtojmë më shumë problematikën e mërgatës, pasi ky është interesi jonë dhe këtu na duhet ta fokusojmë debatin dhe luftën tonë”.

Ferizi në Info Magazine, ka thënë që LDK-ja është “truri dhe kurrizi i shtetit të Kosovës”.

“Edhe në këto zgjedhje, shkojmë me bindjen që të fitojmë dhe të dalim si subjekti i parë në këto zgjedhje që janë jashtëzakonisht të nevojshme dhe të domosdoshme që të ndryshohet ky mentalitet politik në Kosovë dhe kjo qasje e deritanishme. Për fat të keq, për 20 vite është abuzuar me vlerat e luftës, me emrin e personaliteteve dhe emrin e tragjedisë që i ka nodhur këtij populli dhe shpresojmë që njerëzit e përgjegjshëm të marrin besimin dhe të mos mbyllemi vetëm brenda një subjekti dhe ta marrin besimin e popullit që ky vend të ndryshojë për të mirë”, u shpreh Ferizi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat