Katastrofat e Tapetit të Kuq! Të veshurat më keq në Brit Awards 2019

Bota e Yjeve

Katastrofat e Tapetit të Kuq! Të veshurat më keq në Brit Awards 2019

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 07:25
Montana Brown

Brit Awards është një nga netët më të rëndësishme në kalendarin e industrisë muzikore dhe mysafirët në ceremoninë e ndarjes së çmimeve bëjnë çmos për të tërhequr vëmendje në Tapetin e Kuq të arëns 02 në Londër.

Megjithatë, disa emra që patën mundësinë të parakalonin duket se jo vetëm nuk kishin mundur të qëllonin në shenjë por më keq akoma! Veshjet dhe paraqitjet e tyre u klasifikuan si ‘katastrofat’ e këtij viti në eventin e rëndësishëm britanik.

Ja për cilët artistë e kemi fjalën:

Montana Brown duket se ka ngatërruar vendin dhe klimën! Me një body ngjyrë mishi dhe tylin e hedhur përsipër, ylli i reality show-t i la pak vend imagjinatës duke nxjerr komplet në pah të pasmet.

Artistja Paloma Faith ishte pak të thuash e çuditshme! Fustani i fryrë ngjyrë pjeshkë, tyli i hedhur sipër bëri që në tërësi forma dhe dukja e këngëtares të linte shumë për të dëshiruar.

Aktorja Vicky Mcclure dukej sikur kishte ardhur drejt e nga zyra e saj në Tapetin e Kuq e jo sikur ishte veshur për një ceremoni ndarjesh çmimesh.

Chidera Eggerue një fustan glamour por në vendin e gabuar! Artistja duket se ka harruar të ndjekë rregullin “sa më pak aq më mirë” përpara se të zg
jidhte veshjen e saj.

Prezantuesi Keith Lemon mos ndoshta ka harruar masën e trupit dhe ka marr paliçeta një masë më të mëdha.

Maya Jama, mbërriti në Tapetin e Kuq me një fustan të ‘madh’ por që humbiste në trupin e saj të imët.

Klara dhe Johanna Söderberg, pjestaret e grupit suedez Firs Aid Kit zgjodhën fustane me ngjyra të ëmbla por nëse veç e veç do të dukeshin shumë mirë, të dyja bashkë janë shumë ‘të sheqerosura’.

Nuk dimë ç’të mendojmë për këtë fustan kaq të rrëmujshëm të këngëtares Jorja Smith.

Këngëtarja Grace Carter dukej se kishte humbur parashikimin e motit teksa mbërriti në Tapetin e Kuq me një mushama ngjyrë portokalli dhe me një palë këpuvë të guximshme.

E nëse yjet e tjerë veshin fustane glamour për në Tapet të Kuq, aktorja Natalie Dormer shfaqet me një palë xhinse gri.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat