Ambrosio në të brendshme, “çmendet rrjeti”

Bota e Yjeve

Ambrosio në të brendshme, “çmendet rrjeti”

Më: 16 mars 2019 Në ora: 06:51
Alessandra Ambrosio

Veterania bombastike që shërbeu për shumë vite në Victoria’s Secret, ka treguar linjën e saj më të re të veshjeve të brendshme dhe bikineve

Alessandra Ambrosio, bashkë me shoqet dhe shokët e saj më të mirë, kanë lansuar sot brendin e tyre për “lifestyle” që quhet GAL Floripa që përfshinë vijën ‘Created in the Magic Island’. Kryesisht kjo linjë paraqet bikine të përshtatshme.

Bukuroshja braziliane ka treguar se ende është një “peshk i madh” derisa ka paraqitur bikinet e saj të premten në Instagram.

Image

Alessandra ka punuar për këtë linjë me motrën e saj Aline Ambrosio dhe shoqen e saj më të mirë Gisele Coria derisa janë duke i prodhuar këto bikine në Brazil.

“Ne gjithmonë e kemi pasur këtë ëndërr. Jemi rritur në Florianopolis, i cili vend është një ishull në jug të Brazilin, kurse noti ka qenë sikurse lëkura e jonë e dytë”, ka thënë modelja për People pas lansimit të kësaj linje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat