Jason Momoa është dashuruar me të shoqen kur ai ishte fëmijë, ndërsa ajo 20 vjeç!

Bota e Yjeve

Jason Momoa është dashuruar me të shoqen kur ai ishte fëmijë, ndërsa ajo 20 vjeç!

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 07:24
Lisa Bonet

Aktori Jason Momoa 39 vjeç dhe është i martuar me 51 vjeçaren Lisa Bonet. Kanë një martesë mjaft të lumtur, sic pohon edhe ai vetë, që ka treguar së fundi për People edhe historinë e tit ë dashurisë me të shoqen.

Protagonisti i „Aquaman” rrëfen se e ka njohur Lisën në 2005-sën dhe dy vjet më vonë, ajo solli në jetë vajzën e tyre, Lola Iolani. Pas dy viteve të tjerë, u bene prindër të një djali, Nakoa-Wolf Manakauapo Namakaeha.

“U dashurova me Lisën kur unë isha 8 vjeç dhe ajo gati 20; mbaj mend që i kam thënë nënës timë: Mami, atë dua! Do ta ndjek gjithë jetën, dhe do të jetë e imja!

Por Lisës, vazhdon ai, këtë ia kam treguar shumë vonë, sepse nuk doja të mendonte kushedi cfarë për mua. Kam dashur gjithmonë ta njoh, shton ai, ajo është një mbretëreshë, e tillë ka qenë përherë!! Bonet ka qenë e martuar më parë me Lenny Kravitz, me të cilin Momoa ka një marrëdhënie mjaft miqësore!!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat