Klaudia Kalia: Jeta ime në botën e showbiz-it, nga oferta e “Fashion Tv” te miqësia e ngushtë me Noizyn

Bota e Yjeve

Klaudia Kalia: Jeta ime në botën e showbiz-it, nga oferta e “Fashion Tv” te miqësia e ngushtë me Noizyn

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 15:51
Klaudia Kalia

Klaudia Kalia ishte miss-i nga Shqipëria që në “Miss Grand International” në Myanmar u vlerësua si më e bukura me bikini dhe u rendit në “Top 10” nga votat e publikut. Bashkë me një set fotosh gjatë pushimeve, Klaudia rrëfen për “Panorama Plus” përfshirjen e saj në botën e showbiz, nga kontrata që sapo ka nënshkruar me “Fashion tv”, miqësia me Noizyn e deri te sekretet e trupit që bie në sy në plazh.

Përfaqësove Shqipërinë vitin e kaluar në “Miss Grand International”, konkursi i bukurisë që u organizua në Myanmar e ku morën pjesë miss-e nga e gjithë bota. Çfarë kujton nga ajo eksperiencë, pasi u vlerësove si më e bukura me bikini?

Eksperienca në Myanmar normalisht që është eksperienca më e bukur deri më tani dhe e paharrueshme. Përveç kësaj, një plus i madh në karrierën time, ashtu siç ishte edhe herë e parë për Shqipërinë, është renditja ime në këtë kompeticion në “Top 10” e më të dashurave nga publiku, çmimi “Miss bikini”, si dhe renditja në “Top 5” portretet më të bukura. Kualifikim ky që nuk ishte arritur nga asnjë “Miss” shqiptare më parë.

Duke qenë se mosha e vogël të penalizoi të merrje pjesë fillimisht në “Miss Grand Albania 2017”, si e ndjen veten kaq të re në botën e showbiz-it?

Po, është e vërtetë. Tani unë jam 19 vjeçe, dhe duke qenë që unë tashmë bëra vite në botën e showbiz-it që 16 vjeçe, më duket sikur unë po rritem me këtë botë dhe kjo është pjesë e jetës dhe pasionit tim. Dhe ndihem mjaft mirë me të.

Flokët dhe trupi janë armët e tua më të forta të pamjes, por që i shohin të gjithë. A mund të na zbulosh të tjera anë të forta që ne s’mund t’i shohim?

Po, përveç bukurisë së jashtme, ajo çfarë më kanë pikasur dhe thënë më shumë nëpër intervista televizive është aftësia ime në komunikim dhe inteligjenca, gjë e cila vërtetohet edhe më shumë në arritjet me rezultate shumë të larta në universitetin “Wisdom”, ku unë studioj për Drejtësi.

Kishe në plan të lëvizje jashtë Shqipërisë, pikërisht të merrje pjesë në një show televiziv, më të madhin në Gjermani që ka të bëjë me modën. Çfarë u bë me atë projekt?

Po, është e vërtetë, por vjet nuk u realizua dot, pasi unë për arsye personale nuk arrita të bëhesha gati në kohë për të shkuar. Këtë vit, me është ofruar përsëri, por për momentin kam një projekt edhe më të madh në “Fashion tv”, që jo më larg se sot firmosa dhe kontratën.

Ndërkohë, të kemi parë në një set fotosh plazhi këtë verë. Si mund të biesh në sy në plazh, kur ti kalon mes shumë trupave të tjerë të zhveshur?

Siç ju thashë dhe më lart, trupi im është dalluar mes trupave më të bukur në botë, dhe besoj që nuk është aspak e nevojshme që unë të bëj diçka shtesë për vëmendje, pasi ajo është e dukshme.

Po ashtu, në një set fotosh pozon në shtrat pas dushit duke shijuar pizza. Për ty, ka rregulla në dietë dhe regjim për të pasur trup perfekt, apo ti shijon çdo gjë pa e vrarë mendjen?

Unë nuk mbaj një dietë të caktuar, por kujdesem që të ushqehem shëndetshëm dhe pa e tepruar gjithashtu ushtrohem edhe në palestër dhe pse pjesën më të madhe mendoj që e kam gjenetike.

Po alkooli është i preferuari yt kur del për argëtime?

I preferuari im nuk mund të them, por nëse unë jam në shoqëri të mirë, sigurisht që mund ta konsumoj.

Për dashurinë çfarë mund të rrëfesh. Ndihesh e plotësuar, dhe si do e përshkuaje një lidhje vërtet të bukur apo të lumtur?

Për dashurinë mund të them që është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë çdokujt, jo vetëm mua, por mendoj që jam në fazën e pëlqimit për një ndjenjë të tillë, por jo e dashuruar. Një lidhje të bukur do ta përshkruaja kur në mes është dëshira për të kaluar sa më shumë kohë së bashku dhe besnikëria që vjen me besimin ndaj njëri-tjetrit.

Po bashkëpunimi me Noizyn për të marrë pjesë në klipet e tij qëndron? Dhe ç’mund të na tregosh për miqësinë tuaj?

Mua nuk më ka lidhur bashkëpunimi i klipeve me Noizyn, pasi i vetmi klip ku kam marrë pjesë është kënga “Toto”, ku pjesë e këtij klipi kanë qenë shoqëria më e ngushtë e tij. Përsa i përket miqësisë, përderisa kemi kohë që jemi në shoqëri me njëritjetrin do të thotë që është një shoqëri e fortë, që vjen vetëm duke u ngushtuar.

Të jesh e bukur është bekimi që Zoti të dha për ta pasur jetën më të thjeshtë apo për të bërë jetën më të komplikuar?

Në fakt, ndonjëherë vijnë paralele, por realisht bukuria, nëse shoqërohet dhe me zgjuarsi, mendoj që ta bën jetën më të thjeshtë, pasi është më e lehtë për të hapur shumë dyer.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat