Luana Vjollca ka publikuar së fundmi videoklipin e këngës “Yalla Habibi”, në bashkëpunim me këngëtarin me famshëm botëror Faydee. Në vetëm 1 javë kënga ka marrë mbi 2 milionë klikime në Youtube.
Në videoklip Luana u shfaq në një prej skenave bionde me flokë të shtirë, baluke dhe buzë rozë. Me të njëjtin look është shfaqur edhe në fotot e fundit të postuara në Instagram.
Këngëtarja është krahasuar nga fansat me një kukull Barbie.