Ia vjedhin gjërat personale në Greqi, Gigi Hadid mbetet e traumatizuar

Bota e Yjeve

Ia vjedhin gjërat personale në Greqi, Gigi Hadid mbetet e traumatizuar

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 09:36
Gigi Hadid

Pushimet e fundit për të duket se nuk do të ishin ato me një fund të lumtur.

Modelja Gigi Hadid, 24 vjeçe, zbuloi se nuk ka asnjë interes të kthehej më në Mykonos kur publikoi disa fotografi të enjten në Instagram, duke iu treguar fansave se ishte grabitur gjatë udhëtimit me motrën e saj, Bella, 23 vjeçe.

Babai i saj Mohamed Hadid i tha TMZ-së se vajza e tij është ‘e traumatizuar’ pasi iu grabitën sendet e saj personale, ndërsa ishte duke shëtitur në ishullin grek, shkruan DailyMail.

Ajo kishte shkuar atje për të festuar ditëlindjen e motrës së saj më të madhe, Alana, së bashku me motrën tjetër, Bella, dhe miqtë e tyre.

Burimet thanë për TMZ se pas një nate në qytet vajzat u kthyen në shtëpinë e tyre me qira, kur panë se u mungonin: bizhuteri, veshmbathje, çanta dhe syze dielli.

Modelja e “Victoria’s Secret” ndau një fotografi me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqej para pasqyrës ndërsa në mbishkrimin e saj zbuloi për vuajtjet që ajo pësoi.

Hadid shkruajti se ishte grabitur ndërsa për ishullin Mykonos thotë se nuk do t’ia rekomandonte askujt, duke iu sugjeruar që paratë e tyre t’i shpenzojnë diku tjetër.

Vajzat menduan se mund të ketë qenë një punë e pastruesve, pasi stafi i shtëpisë kishte qasje në hapësirën e tyre, thanë burimet.

Pasi panë se Policia nuk mund të bënte gjë, vajzat shkruan drejt aeroplanit privat, duke shkurtuar udhëtimin e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat