“Jam e nxehtë”, Bebe Rexha provokon me gjoksin në imazhin e fundit

Bota e Yjeve

“Jam e nxehtë”, Bebe Rexha provokon me gjoksin në imazhin e fundit

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 23:49
Bebe Rexha

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, pati një paraqitje të shkëlqyer në premierën e filmit “Maleficent 2”.

Me një fustan të zi me prerje, 30-vjeçarja dukej mahnitëse, aq më tepër që dukjen në një natë kaq të rëndësishme ia kishte besuar një prej stilisteve më të njohura kosovare, Dona Matoshi.

Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga premiera, duke treguar dukjen e saj glamuroze në këtë ngjarje.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

IM HOT ?

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Siç rëndom ndodh, një imazh “i nxehtë” dhe provokues nuk mungoi nga këngëtarja, e cila nuk heziton asnjëherë që t;i ekspozojë linjat e saj.

Së fundmi, Bebe Rexha pozoi me një erashkë e cila kishte të shkruar “Jam e nxehtë”, teksa vinte në pah gjoksin atraktiv me dekoltenë e hapur të fustanit.

Po të njëjtën gjë, ajo ka shkruar edhe në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur se po ndjehej tejet “e nxehtë” dhe provokuese në këtë fotografi.

Bebe Rexha përndryshe është interpretuesja e kolonës zanore “You Can’t Stop The Girl” të filmi “Maleficent 2”, i cili i gatshëm për publikun do të jetë që nga data 18 tetor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat