Linda Rei rikthehet në Shqipëri dhe bën namin natën vonë me VIP-at

Bota e Yjeve

Linda Rei rikthehet në Shqipëri dhe bën namin natën vonë me VIP-at

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 07:00
Linda Rei

Makeup artistja shumë e komentuar në media për deklaratat e saj dhe fotot provokuese, Linda Rei është rikthyer në Shqipëri pas disa muajsh larg vendit. Linda gjatë kësaj kohe ka jetuar në Maltë dhe nga atje ka postuar shpesh foto e video nga përditshmëria.

Me të ardhur në Shqipëri Linda është takuar me miqtë e saj dhe mbrëmjen e djeshme e ka kaluar në një nga klubet e kryqytetit në shoqërinë e këngëtares Iva Aliko dhe gazetarit Ervin Kurti.

Linda ka postuar video me të dy dhe shkruan se i kanë munguar Ervini dhe Iva.

Image

Lindën do e shohim shumë shpejt edhe në ekran pasi ajo është parë në ambientet e "Ora News". Nuk dihet në cilin emision do shfaqet, por me siguri Linda do na zbulojë shumë se çfarë ka bërë gjatë kësaj periudhe larg ekranit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat