Dieta që e mban në formë Jennifer Anistonin

Bota e Yjeve

Dieta që e mban në formë Jennifer Anistonin

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 08:51
Jennifer Aniston

Aniston ka pranuar komente shumë pozitive në 51 vjetorin e lindjes.

Jennifer Aniston është një prej figurave më mbresëlënëse të showbizit: në moshën 50 vjeçare, duket si 30 dhe fansat deri tani kanë qenë të bindur se fiziku i saj i mrekullueshëm i detyrohet përvec stërvitjes, edhe një regjimi të rreptë ushqimor, të kontrolluar nga një nutricionist.

Jennifer rrëfeu megjithatë se ndjek në fakt, një “jo dietë“. Bëhet fjalë për një regjim I cili nuk kufizohet tek ajo që ha, por tek koha kur ha.

Image
Jennifer Aniston

Aktorja shpjegoi në një intervistë për revistën britanike “ Radio Times“ se ha gjatë 8 orëve të ditës, dhe pastaj për 16 orë të tjera, nuk fut gjë në gojë.

“Ndjek regjimin intermittent-fasting. Kam vënë re një ndryshim të madh që kur nisa të mos ha për 16 orë“, u shpreh ajo, duke shtuar si me shaka, se fatmirësisht, tek ky 16 orëshi, hyn dhe koha e gjumit. Mëngjesin ajo e konsumon diku rreth orës 10, dhe pastaj pas orës 18, nuk prek më asgjë, dhe duket ka dhënë rezultat.

Image
Jennifer Aniston
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat