E fejuar apo jo? Alesia Bami sqaron të vërtetën e lidhjes me biznesmenin: S’do lejoj të hedhin më baltë mbi mua, mendojnë se je e bukur dhe s’ke tru - Bota Sot
E fejuar apo jo? Alesia Bami sqaron të vërtetën e lidhjes me biznesmenin: S’do lejoj të hedhin më baltë mbi mua, mendojnë se je e bukur dhe s’ke tru

Bota e Yjeve

E fejuar apo jo? Alesia Bami sqaron të vërtetën e lidhjes me biznesmenin: S’do lejoj të hedhin më baltë mbi mua, mendojnë se je e bukur dhe s’ke tru

Më: 14 maj 2020 Në ora: 23:46
Alesia Bami

Pasi e tha vetë në një transmetim live se “do fejohej”, ish-velina Alesia Bami ka sqaruar edhe një herë të vërtetën e kësaj deklarate duke thënë se gjithçka ka nisur si shaka në emision.

Ish-velina është shprehur se nëse do kishte një lidhje me një biznesmen do e bënte publike pa problem. Por shtoi se nuk do lejojë më të hidhet baltë ndaj saj dhe ky është një cenim figure.

Alesia Bami: “Në jetën time nuk ka asnjë të fejuar, as mjek, as infermier, as biznesmen dhe në fakt nuk ka asgjë nga këto. Nuk ka as të dashur dhe as dashuri. Prandaj habitem si kanë kaluar nga asgjë në fejesë. Gjithçka nisi si një shaka.Përveç portaleve vijuan dhe gazetat serioze. Por megjithatë siç ka thënë dikush një shprehje, jo çdokush që mban mikrofon quhet gazetar, por unë do e ndryshoj, jo çdokush që qëndron para kompjuterit është gazetar. Deri më tani unë i kam lejuar me të gjithë dashamirësinë time, kam qenë zemërgjerë. Por mbi të gjitha kam menduar se do të ndryshonin. Por kur e bëjnë baltë dhe kur hodhën baltë mbi atë që unë kam arritur vetë dhe familja ime më ka ndihmuar, normal që nuk më erdhi mirë.

Në fakt fejesa nuk është se më ka bezdisur, sepse ato që e kanë parë nga fillimi e dinë që ka nisur si shaka. Nuk ka asgjë të keqe, kur e ke bërë në plan që gjërat janë familjare dhe ta finalizosh me fejesën. Por të hedhin baltë mbi atë gjë që kam krijuar vetë kjo më bezdis sepse është një shpifje. Mirë që nuk ekziston një i fejuar, por kanë dashur të zmadhojnë për disa klikime dhe para për biznesmenin dhe milionerin që më paska suportuar. Është cënim figure, të gjithë do ta bënin një gjë të tillë. Por këta e kanë kuptuar që Alesia është zemërgjërë dhe hajt ta sulmojmë. Ska problem se duron kjo. Është hera e fundit që duroj shpifje të tilla. kur ka diçka të vërtetë le të bëjnë lajme dhe punën e tyre, por kur bëjnë lajme të pavërteta dhe pa më telefonuar për ta konfirmuar, normal që do marrin atë që meritojnë.”

Ndërsa rrefeu se është paragjykuar nga njerëzit pasi e shihnin si velinë, Alesia theksoi se mendojnë gjithashtu se vajzat e bukura nuk kanë tru.

“Nëse do isha në lidhje mbase nuk do e bëja publike, por nëse do kisha diçka serioze dhe familjare do ta bëja publike. Njerëzit të paragjykojnë. Po të shohin si figurë, si velinë thonë është një vajzë e bukur dhe nuk ka tru. Hyn tek femrat Barbie budallaqe. Në fakt e kam ndier më përpara, e kam pasur pak problem pjesën e të shprehurit sepse se kisha bërë më përpara pjesën e moderimit dhe pak a shumë e shoh që njerëzit kanë ndryshuar opinionin për mua. Në vazhdim do të më njohin akoma më shumë se si jam unë,”– tha ajo e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat