Rita Ora shfaqet plot stil gjatë një shëtitje në Londër

Bota e Yjeve

Rita Ora shfaqet plot stil gjatë një shëtitje në Londër

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 09:21
Rita Ora

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, po shijon kohën e saj të lirë në Londër, pas izolimit për shkak të pandemisë koronavirus, shkruan Daily Mail.

29-vjeçarja gjatë një shetitje është shfaqur me një bluzë bardh e zi, ndërsa këto i ka kombinuar me një palë pantallona me disa dizajne të vogla.

Si përherë, edhe në këtë dukje nuk kanë munguar aksesorët, ku Rita është parë e mbushur me to në duar dhe qafë.

Flokët bionde ajo ka vendosur t’i mbajë të lira mbi supe, ndërsa i ka vënë në pah edhe balluket.

Bukuroshja shqiptare përndryshe është duke punuar në projektet e saj të reja muzikore.

Image
Rita Ora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat