Bebe Rexha publikon video duke u puthur me të dashurin e saj, Keyan Safyari

Bota e Yjeve

Bebe Rexha publikon video duke u puthur me të dashurin e saj, Keyan Safyari

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 19:19
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po e shijon në maksimum lidhjen e saj të re.

Ajo tash e sa kohë është në lidhje me regjisorin Keyan Safyari, me të cilin është parë rrallë herë në ambientet publike.

Megjithëse e ruan me fanatizëm jetën private, Rexha, ndan herë pas here me ndjekësit imazhe nën shoqërinë e të dashurit të saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një imazh, ku është shfaqur në një treyzë me disa nga personat e saj më të dashur, përfshirë këtu Keyanin.

Artistja ndau me fansat një moment të shkurtër intim, ku shfaqej duke i dhënë një puthje të ngrohtë të dashurit të saj në buzë.

Image

Ajo duket shumë e lumtur, teksa më pas i buzëqesh kamerës, duke u bërë kështu me dije ndjekësve se lidhja e saj po ecën për mrekulli.

Image

Bebe Rexha përndryshe së fundmi pati një paraqtije të shkëlqyer në ‘American Music Awards’, ku së bashku me reperen Doja Cat interpretuan hitin e tyre më të fundit live, “Baby, I’m Jealous”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat