Sara Hoxha s’ka zgjidhje tjetër

Bota e Yjeve

Sara Hoxha s’ka zgjidhje tjetër

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 19:41
Sara Hoxha

Sara Hoxha dhe Ledri Vula mund të bëhen nga momenti në moment prindër për herë të parë, pasi partnerja e reperit është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.

Cifti do të bëhet me një vogëlushe që ende pa lindur, është komentuar kaq shumë në showbiz-in shqiptar.

Madje dy ditë më parë, Sara, Ledri dhe bebushja u bënë sërish kryefjala e rrjetit pas rrengut që Sara i punoi partnerit.

Ajo u hoq sikur sikur shtatzënisë  i erdhi fundi duke derdhur ujë në bluzën e saj, ndërsa thirri Ledrin tepër e lumtur.

Në fakt, reagimi i reperit është ai që ka lënë me gojë hapur ndjekësit dhe ka shkrirë zemrat e femrave.

Sarës po i duket pafundësisht e gjatë pritja e ëmbël dhe mezi po pret të marrë në krahë vogëlushen e saj.

Në ditët e fundit të shtatzënisë, ajo s’ka zgjidhje tjetër veçse të bëjë shaka me veten. Në një foto ku shfaqet e fryrë me filtra, Sara shkruan me humor:

“Kur do vijë ajo ditë që do shfryhem?”- ndërsa shfaqet duke qeshur edhe në postim.

Epo ku i dihet, ajo ditë mund të jetë edhe sot!

Image
Sara Hoxha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat