Bebe Rexha dhe familja e saj vazhdojnë të festojnë! Me ushqime e këngë tradicionale, kjo është atmosfera në shtëpinë e këngëtares

Bota e Yjeve

Bebe Rexha dhe familja e saj vazhdojnë të festojnë! Me ushqime e këngë tradicionale, kjo është atmosfera në shtëpinë e këngëtares

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:22
Bebe Rexha

Bebe Rexha dhe familja e saj vendosën që këtë vit, Ditën e Pavarësisë ta festojnë me këngë shqiptare e me flamuj kuq e zi, duke dalë nëpër rrugët e New York-ut bashkë me disa bashkëkombës.

Por, duket se festa në shtëpinë e këngëtares me famë botërore vazhdon ende.

Së fundmi, Bebe ka ndarë në Instastory disa video nga shtëpia e saj, në të cilat shihet duke kërcyer me të afërmit e saj, ndërkohë që në sfond janë këngë tradicionale shqiptare.

Familjarët e saj janë kapur për dore duke ia marrë valles për të festuar të gjithë së bashku.

Bebe Rexha e ka treguar gjithmonë origjinën e saj shqiptare, me anë të postimeve të ndryshme në rrjete sociale, ku edhe në emisione të ndryshme ka folur shqip.

Më 17 dhjetor, Bebe do të mbajë një koncert akustik online, i cili do të titullohet “Një natë me Bebe Rexhën”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat