Besa Kokëdhima bën thirrje për kujdes ndaj coronavirusit

Bota e Yjeve

Besa Kokëdhima bën thirrje për kujdes ndaj coronavirusit

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:20
Besa Kokëdhima

Coronavirusi për më shumë se një vit është përhapur në nivel global dhe për disa muaj edhe në trojet shqiptare.

Megjithëse rastet vazhdojnë të rriten dhe viktimat kanë qenë të shumta, të famshmit e personazhet publike vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes dhe për parandalim të këtij virusi vdekjeprurës.

Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja nga Shqipëria, Besa Kokëdhima, në një shkrim të publikuar në InstaStory.

“Kushdo që thotë tjetri ka njohur vetëm formën e lehtë të sëmundjes. Forma agresive është vdekjeprurëse, e shpejtë, rrezik për jetën. Askush nuk mund t’ju sigurojë se cilën formë të sëmundjes ju ose të dashurit tuaj do të përjetoni”.

Në Shqipëri, 17 të vdekur dhe 705 raste të reja me COVID-19

“Kini kujdes, jini shumë shumë të kujdesshëm. Nuk mund të stresohem sa duhet se sa i kujdesshëm duhet të jesh”, ka shkruar ajo.

Image

Ditën e djeshme (e mërkurë), në Shqipëri u raportuan 17 të vdekur dhe 705 raste të reja.

Për shkak të gjendjes së krijuar, shumë aktivitete dhe koncerte të artistëve shqiptarë u anuluan. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat