Kërkoi “bombardimin” e Hailey-t me ofendime, reagon kjo e fundit

Bota e Yjeve

Kërkoi “bombardimin” e Hailey-t me ofendime, reagon kjo e fundit

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 07:52
Hailey

Megjithëse historia e Justin Bieber dhe Selena Gomez ka përfunduar prej vitesh dhe ai tashmë është i martuar me Hailey Bieber, disa fansa nuk e kuptojnë ende këtë.

Ka qenë një fanse e Selena-s në llogarinë e Hailey-t në Instagram ajo që ka kërkuar që modelja të “bombardohet” me ofendime.

Ky koment i ka rënë në sy çiftit, të cilët s’mund të qëndronin pa reaguar për këtë situatë.

Në një postim në InstaStory, Hailey shkroi:

“Unë zakonisht rri e qetë dhe nuk i komentoj këto gjëra, sepse kam nevojë për të mbrojtur veten dhe mendjen time. Por me të vërtetë ka arritur në një nivel zemërimi dhe urrejtjeje që është tronditëse jo e shëndetshme dhe e trishtueshme. Unë kurrë nuk do të dëshiroja që në një milion vjet që dikush të trajtohej në këtë mënyrë dhe nuk do ta fal kurrë këtë sjellje urrejtjeje.

Unë dua vetëm të mbështes, të lartësoj dhe të inkurajoj gratë e tjera në këtë industri dhe t’u uroj atyre asgjë tjetër përveç dashuri dhe sukses dhe uroj që të gjithë ndjekësit dhe mbështetësit e mi të bëjnë të njëjtën gjë !! Duke i uruar të gjitha të mirat gruas së re, shpresoj që ajo të gjejë dashuri, paqe dhe lumturi në këtë jetë!”

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat