Arta Nitaj tregon sa fiton nga postimet në Instagram

Bota e Yjeve

Arta Nitaj tregon sa fiton nga postimet në Instagram

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 10:16
Arta Nitaj

Aktorja Arta Nitaj ka qenë e ftuar mbrëmë në një emision televiziv, ku ka folur për shumë tema.

Nitaj ka treguar edhe për jetën në Dubai, derisa edhe ka folur për fitimet që ka nga postimet në Instagram.

Ajo s’ka pranuar të jap shifër se sa para merr për pastime në këtë rrjet sociale, mirëpo ka thënë se për aq sa punon në këtë pjesë, fiton shumë.

“Fitoj, por jo aq shumë. Ndoshta po t’i kisha jap rëndësi asaj pjese kisha fitu më shumë se unë jam dembelicë. S’muj me u cu prej gjumi me thanë unë jam influencere dhe po bëj make up dhe po bëj foto. I pritoj asaj pjese, por për aq sa punoj mirë shumë”, ka thënë Nitaj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat