Justin Bieber rikthehet në skenë me koncert special për Vitin e Ri

Bota e Yjeve

Justin Bieber rikthehet në skenë me koncert special për Vitin e Ri

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 16:41
Justin Bieber

Justin Bieber do të performojë në një koncert special me rastin e ndërrimit të moteve.

Justin Bieber ka vendosur të performojë në koncertin e tij të parë live pas tre vitesh, më 31 dhjetor.

Superylli i pop-it, 26 vjeçar njoftoi lajmin e ngjarjes livestream në faqen e tij në Instagram duke shkruar: ‘Duke bërë pak diçka me @tmobile në 12.31.20 justinbieberNYE.com #BieberNYE.’

Bieber nuk ka performuar në një koncert të plotë live që kur përfundoi turneun e tij botëror, i cili ishte nga marsi 2016 deri në korrik 2017.

Image

“Unë kam punuar me T-Mobile për një kohë të gjatë, ata janë një markë kaq argëtuese dhe ne po punojmë për më shumë surpriza për të parë gjatë kësaj nate të veçantë”, shkroi Bieber në një deklaratë lidhur me koncertin.

“Mezi pres të bëhem partner në këtë koncert epik të Vitit të Ri me ta, dhe t’u jap të gjithëve një mënyrë të sigurt për të “hedhur” vitin 2020 nga dera, së bashku”, shton ai.

Pushimi i Bieber nga skena live ishte pjesërisht për shkak të ndërprerjes së tij nga muzika, kështu që ai të mund të rregullojë ‘çështje të rrënjosura thellë’ me të cilat është marrë. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat