‘Evermore’, albumi i dytë surprizë i Taylor Swift për vitin 2020 dhe është përsëri një hit

Bota e Yjeve

‘Evermore’, albumi i dytë surprizë i Taylor Swift për vitin 2020 dhe është përsëri një hit

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 10:53
Taylor Swift

Ylli botëror regjistroi gjatë kësaj periudhe dy albume surprizë, dhe i dyti, që u quajt “Evermore”, u publikua të premten vetëm disa orë pas u njoftua nga këngëtarja dhe u prit mjaft mirë nga fansat e saj.

Albumi është një vazhdim i megahitit “Folklore”, që rezultoi mjaft i suksesshëm për këngëtaren.

Ndërkohë nuk dimë ende nëse Taylor Swift ka përgatitur ndonjë surprizë tjetër për ndjekësit.

Image

“Nuk kam ide se çfarë do të vijë më pas”– shkroi ajo pas publikimit të albumit. “S’kam ide për shumë gjëra gjatë kësaj periudhe dhe jam e kapur pas një gjëje që më mban të lidhur me të gjithë ju. Ajo gjithmonë ka qenë dhe do jetë muzika, le të vazhdojë përgjithmonë.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat