Partnerja e Seldi Qalliut tregon një herë e mirë se si është raporti mes tyre me këtë video, ku shfaqen duke…

Bota e Yjeve

Partnerja e Seldi Qalliut tregon një herë e mirë se si është raporti mes tyre me këtë video, ku shfaqen duke…

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:15
Sindi Çela

Pak kohë më parë, Seldi Qalliu dhe partnerja e tij, Sindi Çela, u përfolën për ndarje.

Shkak u bë fakti se dyshja fshiu çdo foto që kishin bashkë në rrjete sociale, si dhe nuk ndiqnin më as njëri-tjetrin.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në Instastory, Sindi shpjegoi se ishte i gjithi faji i saj, pasi nuk e kishte menduar se një veprim i vogël do të kishte një ndikim kaq të madh.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, partnerja e këngëtarit na tregoi se tashmë çdo gjë mes tyre është si më parë.

Bukuroshja seksi publikoi në Instastory një video pranë Seldit dhe të dy shfaqen duke u përqafuar pranë një peme Krishtlindjeje.

Në fund të videos, Çela fillon të luajë edhe me maskën e Qalliut.

Çifti vërtetoi në këtë mënyrë se mes tyre nuk ka më probleme dhe se po e shijojnë shumë të qenit në praninë e njëri-tjetrit.

Dyshja e bëri publike lidhjen e dashurisë në muajin shtator, pikërisht në ditën e lindjes së Sindit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat