Olta Gixhari ka vetëm një shqetësim të madh!

Bota e Yjeve

Olta Gixhari ka vetëm një shqetësim të madh!

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 14:05
Olta Gixhari

Në muajin gusht të këtij viti, aktorja e njohur Olta Gixhari solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Olta lindi një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar.

Që para lindjes së vogëlushit, aktorja u zhvendos në Spanjë tek partneri i saj, ku kaluan karantinën së bashku e më vonë u bënë prindër për herë të parë.

Megjithëse është gjatë gjithë kohës me partnerin, Olta nuk na e ka treguar asnjëherë portretin e tij, të cilin preferon ta mbajë sa më larg syrit të mediave.

Në rrjete sociale, ajo përpiqet të tregohet sa më e rezervuar me jetën private, pavarësisht se ndan shpesh me ndjekësit detaje të përditshmërisë së saj.

Së fundmi, Olta ka treguar një “shqetësim” të madh që prej kohës kur është bërë nënë dhe të gjithë duhet ta merrni me mend se është gjumi!

Ajo ka ndarë një foto në Instagram, ku shpreh edhe një dëshirë.

“Nuk dua të fle si bebe, dua të fle si burri im.”- shkruhet në foton me të cilën Olta bie totalisht dakord.

Me dëshirën e Oltës besojmë se bashkohen edhe shumë nëna të reja!

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat