Marina glamuroze në paraqitjen e fundit: Pse kaq serioze?

Bota e Yjeve

Marina glamuroze në paraqitjen e fundit: Pse kaq serioze?

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 17:47
Marina Vjollca

Prezantuesja e njohur, Marina Vjollca, gjithmonë di të tërheq vëmendjen e mijëra ndjekësve.

Bukuroshja bionde është aktive sa i përket punës në paraqitjet televizive, duke mos lënë anash edhe ato në rrjete sociale.

Së fundmi, në një postim në Instagram, Marina ka mahnitur me paraqitjen, ndërsa merrte poza para pasqyrës.

Flokët i kishte paksa të shkarravitura, ndërsa për makijazh ka shkuar me nuanca më të hapura, çka e profesionalizonin edhe më shumë dukjen.

Për veshje kësaj radhe zgjodhi të jetë më modeste, duke u veshur me një bluzë të zezë e me dekore në pjesën e krahëve.

“Pse kaq serioze”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Postimi i tillë nga Marina morri mijëra pëlqime, përfshirë edhe komente që e përshkruanin se sa e mrekullueshme dukej. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat