Tayna një ndër rep-artistet vajza më të dashura nga publiku shqiptar së fundmi publikoi këngën “Johnny”.
Ndonëse këtë vit shumë artistë zgjodhën të pushonin dhe të linin anash muzikën, Tayna ishte mëse aktive me projekte të ndryshme muzikore.
Projekti i fundit që erdhi nga reperja titullohet “Johny” i cili u pëlqye menjëherë pas publikimit.
Para “Johnny” ishte kënga “Qe Qe”, e cila edhe pse u publikua në fund të muajin gusht u bë ‘himn’ veror pothuajse menjëherë.
Sot Tayna hyri në Instagram për të paralajmëruar fansat se pas publikimit të këngës së fundit nuk do ta lërë me kaq pasi ajo po tashmë është duke punuar drejt diçka të re.
Duke u përkulur në tokë me poza tërheqëse ajo po fotografohej për projektin e saj që tashmë Tayna ka zbuluar se është rrugës.

