Leonora Jakupi tregoi dëshirën më të madhe për 2021!

Bota e Yjeve

Leonora Jakupi tregoi dëshirën më të madhe për 2021!

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 06:26
Leonora Jakupi

Leonora Jakupi është padyshim një nga “divat” e muzikës shqiptare dhe na mungon me projektet e saj muzikore që nuk janë aq të shpeshta sa do të donim.

Ajo është përfolur shumë për jetën e saj private por gjithnjë është treguar hermetike sa i përket dashurisë. Megjithatë, në daljet e saj të rralla publike,  Leonora e ka pranuar se është e dashuruar “që moti” ndërsa ka folur edhe për planet e saj për martesë.

Disa muaj më parë, e ftuar në “N’Kosovë Show”, Leonora tregoi se jo vetëm që do të bëjë dasmë, por ka patur në plan ta bënte këtë vit. Megjthatë, gjërat nuk shkuan si duhet për shkak të pandemisë dhe planet e saj u anuluan.

Këngëtarja e shumë HIT-eve ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan” ku u vendos përballë një interviste mjaft speciale ku titujt e këngëve të saj ishin “pyetjet” e intervistës.

Nëpërmjet përgjigjeve të Jakupit zbuluam shumë detaje të lidhjes së dashurisë së saj, të cilën e ka mbajtur shumë private. Me anë të këngës “Zemra të kërkon”, Leonora na zbuloi se tashmë e ka gjetur të duhurin dhe gjithashtu na zbuloi se ai nuk i ka dhuruar diamante, nga kënga “Diamant”.

E duke qenë se ky vit ia prishi planet Leonora dëshiron dhe shpreson të bëjë një dasmë vitin që vjen, por jo tradicionale. Sipas saj nëse në lidhje nuk ka dashuri, respekt dhe komunikim i vjen fundi, nga kënga “Ky është fundi”.

Po ashtu, këngëtarja i shprehu Babagjyshit një dëshirë shumë speciale:  “Për vitin 2021 do të doja një fëmijë, domethënë një bebe për mua, jo kukull!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat