Me një dukje ndryshe, Zaimina pyet fansat nëse duhet ta mbyllë vitin si zeshkane apo bionde

Bota e Yjeve

Me një dukje ndryshe, Zaimina pyet fansat nëse duhet ta mbyllë vitin si zeshkane apo bionde

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 08:50
Zaimina Vasjari

Ka kohë që Zaimina Vasjari nuk është aktive në muzikë, porse ajo vazhdon të përcillet nga fansat e saj të shumtë.

Këngëtarja e shndërruar në sipërmarrëse numëron afro 600 mijë ndjekës në Instagram, ku publikon imazhe të ndryshme që shpesh vënë në plan të parë dukjen e saj.

Gjatë fundjavës, ajo ja sjellë disa fotografi në të cilat shfaqet si bionde duke i pyetur fansat e saj se cilën dukje e preferojnë.

Image

“Ta mbyll vitin brune apo zeshkane”, është pyetja që ua ka drejtuar ndjekësve të saj të shumtë.

Imazhet kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe Zaimina si rëndom, spikat me dukjen e saj. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat