Nëse u dehët nga kënga e fundit e Kidës, këtë video nga prapaskenat e “Drunk” nuk duhet ta humbisni!

Bota e Yjeve

Nëse u dehët nga kënga e fundit e Kidës, këtë video nga prapaskenat e “Drunk” nuk duhet ta humbisni!

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 22:15
Kida

Kishte javë që na kishte paralajmëruar për projektin e ri dhe më në fund Kida ja bëri “bamm” mbrëmjen e 15 dhjetorit me këngën e re.

Projekti i saj i ri mban titullin “Drunk” dhe vjen si një baladë e lehtë dashurie, që me siguri do kthehet në refren këtë dimër.

Si në çdo videoklip tjetër, edhe këtë herë Kida erdhi me një klip të punuar në detaje dhe sigurisht nuk mund të linte ma na surprizuar edhe në look.

Gjatë verës ajo na la pa fjalë teksa ndryshoi ngjyrën e flokëve fillimisht në “pink” e më pas në bjonde platin. Teksa në këtë projekt vjen me flokët në ngjyrë banane të prera deri tek veshi.

Tekstin e ka shkruar Nuk, ndërsa për këtë këngë është përkujdesur producenti i njohur Mixey. Ky i fundit në bashkëpunim me Apollo u kujdes edhe për ‘beat-in’ e këtij projekti.

Mbrëmjen e sotme kënga ka publikuar në kanalin e saj të YouTube një video nga prapaskenat e videoklipit.

Për të gjithë kuriozët, Kida ka treguar se si xhirohet një klip, përgatitjet, provat e stërgjatura, grimi, veshja etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat