E penduar për ndryshimin, Poni rikthen pamjen e saj natyrale

Bota e Yjeve

E penduar për ndryshimin, Poni rikthen pamjen e saj natyrale

Më: 7 janar 2021 Në ora: 14:05
Poni

Këngëtarja e njohur Poni numëron një numër të lartë ndjekësish në llogarinë e saj në Instagram dhe muzika e saj pëlqehet shumë, ndonëse kohët e fundit na ka munguar me projektet e reja.

Ajo është një ndër këngëtaret shqiptare që është shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private. Fotot që poston me djalin në rrjetet sociale janë të rralla, ndërsa fotot me bashkëshortin pothuajse mungojnë.

Së fundmi, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj në InstaStory, ku tregon se i është rikthyer pamjes natyrale, më saktë vetullave, të cilat më herët i ka pasur me tattoo.

Poni ka preferuar të jetë siç e ka bërë mamaja, siç thotë ajo vetë, teksa shkruan krahas fotos:

“Kthyem dhe vetullat në format që na i kishte bërë nëna, sebepi i pushimit të gjatë. Nuk dua t’i kthehem më asaj gjëje që nuk ishte e imja.”

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat