Ava Max numëron ditët derisa bota të rikthehet siç ishte para Covid

Bota e Yjeve

Ava Max numëron ditët derisa bota të rikthehet siç ishte para Covid

Më: 9 janar 2021 Në ora: 16:02
Ava Max

Ava Max ka publikuar një imazh në llogarinë e “Instagramit”. Këngëtarja e njohur ndërkombëtare ka publikuar një imazh mjaft provokues në rrjete sociale.

Ava u shfaq pjesërisht e zhveshur në një fotografi, për ta ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku edhe i ka provokuar ata.

Në mbishkrimin e fotografisë ajo tregoi se mezi po pret që situata nga COVID-19 të largohet, kështu që ajo të vazhdojë jetën si më para.

“Duke numëruar ditët derisa bota të ndihet përsëri normale”, shkroi Ava. Kujtojmë që Ava Max është këngëtare shumë e njohur.

Amanda Ava Koci është vajza me prejardhje nga Saranda, e cila me emrin e artit, Ava Max, ka arritur që të depërtojë në tregun ndërkombëtar të muzikës. Amanda Ava Koci ka lindur nga prindër shqiptarë, të cilët shkuan emigrantë, nga Saranda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ava Max e nisi karrierën e saj në ShBA, teksa tani e vazhdon në Londër, vendin ku familja e saj është shpërngulur prej kohësh. Sot, ajo është një prej këngëtareve të reja më të suksesshme në tregun ndërkombëtar të muzikës dhe emri i ri i shqiptarëve të suksesshëm që u shtohet artistëve me famë botërore siç janë: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Gashi, etj.

Me disa këngë hit e çmime të fituara në konkurse prestigjioze të muzikës nëpër botë, Ava Max është shndërruar pa dyshim në sensacionin e momentit. Shqiptarja ka arritur të nënshkruajë kontratë me shtëpinë e madhe diskografike “Atlantic Records”, e cila ka nën menaxhim disa projekte muzikore të Rita Orës dhe Bebe Rexhës.

Kur jemi te shqiptaret e suksesshme, ajo ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e këtyre dy të fundit, pasi si Rita, ashtu edhe Bebe Rexha, e ndjekin artisten Ava Max në rrjetin social “Instagram”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat