Gigi Hadid shfaqet plot shik gjatë shëtitjes me vajzën në New York

Bota e Yjeve

Gigi Hadid shfaqet plot shik gjatë shëtitjes me vajzën në New York

Më: 11 janar 2021 Në ora: 10:07
Gigi Hadid

Shëtitjet për modelen e njohur, Gigi Hadid, janë shpeshtuar më shumë që nga muaji shtator.

Kjo pasi si një nënë e re, ajo po mundohet që në maksimum të shpenzojë kohë me vajzën në shëtitje

Për herë të fundit ajo është parë në New York, derisa shëtiste fëmijën e saj me karrocë.

Image

25-vjeçarja përndryshe është shfaqur me plot shik, derisa përmes rrobave të gjera kishte mbuluar pjesët e trupit.

Për shkak të pandemisë coronavirus, Gigi kishte zgjedhur të mbajë maskë mbrojtëse, derisa njëjtë kishte vepruar edhe shoqëruesja e saj.

Ajo shfrytëzoi rastin që të ndalet edhe në një restorant për të shijuar një kafe, kurse buzëqeshte gjatë tërë kohës.

Ndërkaq, Gigi së bashku me Zayn përpos që bënë lajmin e ditur se u bënë prindër, nuk e kanë zbuluar ende emrin e vajzës. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat