Ava Max bëhet zeshkane, befason fansat me ndryshimin e ri

Bota e Yjeve

Ava Max bëhet zeshkane, befason fansat me ndryshimin e ri

Më: 13 janar 2021 Në ora: 16:22
Ava Max

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Ava Max, e ka nisur Vitin e Ri 2021 me një ndryshim drastik në pamjen e saj.

Ndryshe nga sa janë mësuar fansat që ta shohin gjithnjë me pamjen e zakonshme prej biondeje, këtë herë ajo ka ndryshuar krejtësisht.

Në imazhet e publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram, shqiptarja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, është shfaqur me flokë të zeza.

Ajo është shndërruar nga një bionde e zakonshme në një brune të theksuar, gjersa për këtë ka marrë komplimente nga fansat.

“E zeza e Amandës”, ka shkruar Ava Max në mbishkrimin e këtyre fotografive, të cilat kanë marrë një numër të madh pëlqimesh nga ndjekësit.

Vet Ava Max përndryshe në një intervistë ekskluzive për Telegrafin këtë fillim-vit, tregoi për planet e saj për 2021-n.

“Më shumë muzikë. Shumë më shumë muzikë! Jam e emocionuar vetëm duke menduar për të. “Heaven & Hell” ishte vetëm fillimi. Mezi pres t’i tregoj botës atë që kam ruajtur për vitin 2021. Dua të vazhdoj t’ju befasoj dhe t’ju premtoj se muzika që do të vijë në vitin 2021 (dhe ka shumë) do ta bëjë pikërisht këtë”, ka thënë ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat