Chrissy Tiegen e bën tatuazh titullin e këngës së burrit të saj John Legend

Bota e Yjeve

Chrissy Tiegen e bën tatuazh titullin e këngës së burrit të saj John Legend

Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:45
John Legend

Çfarë të bësh kur bashkëshorti yt shkruan këngë shumë sensuale për ty? Shndërrojeni tekstin e këngës në tatuazh në trupin tuaj!

Modelja Chrissy Teigen duket se për tatuazhin e saj të radhës, është inspiruar nga kënga e burrit të saj muzikant John Legend, “Ooh Laa”, që është pjesë e albumit të fundit të këngëtarit me titull “Bigger Love”.

Të martën ajo e ndau me fansat e saj në Instagram një video, ku e tregon procesin e realizimit të kësaj vepre artistike në trupin e saj.

Që të dy, Teigen dhe Legend, e ndanë të njëjtën video, derisa këngëtari e ka shoqëruar atë me mbishkrimin: “Chrissy e ka inspiruar këtë këngë, ndërsa kjo këngë ishte inspirim për tatuazhin e ri të Chrissyt”.

Në këtë video çifti i famshëm i showbizit gjithashtu dëgjohet duke diskutuar rreth momentit të parë që e kanë dëgjuar këngën së bashku, derisa artisti i tatuazheve, Winter Stone, e punon atë me shumë delikatesë në mes të shpinës së Teigenit.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat