Oriola kthehet pas në kohë, ndan foton me këngëtarin britanik!

Bota e Yjeve

Oriola kthehet pas në kohë, ndan foton me këngëtarin britanik!

Më: 14 janar 2021 Në ora: 21:03
Oriola Marashi

Bregdeti shqiptar është një bukuri natyrore që ka tërhequr shumë vizitorë vitet e fundit. Jo vetëm për ta shijuar, por edhe për të xhiruar bukurinë e saj.

Bëri namin në 2017 kënga e yllit të famshëm britanik, Jonas Blue në bashkëpunim me William Singe, “Mama”, që u xhirua në jug të vendit. J-i dhe producenti britanik ka zgjedhur bregdetin e bukur shqiptar për klipin e këtij projekti muzikor, duke bërë kështu një promovim të mrekullueshëm të vendit tonë.

Por, ai nuk u mjaftua me kaq, pasi përveç bukurive natyrore, ftoi në videoklipin e tij edhe modelen e njohur Oriola Marashi. Oriola dukej sensacionale në këtë projekt të artistit të disa hiteve muzikore si  “Fast Car”, “Perfect Stranger” etj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jonas Blue (@jonasblue)

Sot rreth 4 vite nga ky projekt, si Jonas dhe Oriola, duket se e kujtojnë me mall atë eksperiencë. Ishte vetë këngëtari ai i cili ndu një foto me Oriolën shkëputur nga xhirimet e këngës, në Instagram ku shkruante “Kthim pas në kohërat e bukura nga xhirimi i klipit  për ‘Mama’ në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri!”

Kjo foto është rishpërndarë edhe nga Oriola në Instastory-n e saj ku ka shkruar “Kujtimi më i bukur i jetës sime!”

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat