Billie Eilish siç nuk e kemi parë, befason fansat me foton e fundit

Bota e Yjeve

Billie Eilish siç nuk e kemi parë, befason fansat me foton e fundit

Më: 19 janar 2021 Në ora: 17:54
Billie

Billie ndau momente provokuese me të dashurën e vëllait të saj, duke ia përkëdhelur të pasmet.

Ajo gëzon një marrëdhënie të mirë me vëllain e saj Finneas dhe kjo shtrihet qartë edhe tek e dashura e tij

Billie Eilish postoi një selfie ‘flirtuese’ dhe argëtuese në Instagram të hënën pasdite, në të cilën ajo ishte fotografuar me të dashurën e vëllait të saj, Claudia Sulewski.

Image

Fituesja pesë herë e “Grammy”, 19 vjeçe, qëndroi përgjatë njërës anë të kornizës me shpinën e kthyer, e veshur me një bluzë dhe pantallona të zi.

YouTuber-ja, Claudia, 24 vjeçe, ishte gjithashtu në të zezë, ndërsa pozoi me dorën e vendosur tek të pasmet e Billie.

Këngëtarja po i buzëqeshte kamerës, kurse në vend të mbishkrimit, vendosi vetëm një ’emoji’ tek fotoja.

Image

Claudia gjithashtu postoi imazhe nga takimi i saj me Billie, e cila me sa duket u zhvillua javë më parë në një koncert të Justin Bieber.

Finneas, 23 vjeç, dhe Claudia kanë qenë në lidhje që nga viti 2018 dhe vitin e kaluar e çuan lidhjen e tyre në nivelin tjetër, kur vendosën të fillojnë bashkëjetesën.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat