“Jam i dashuruar”- Redon Makashi “hap” zemrën dhe rrëfen planet për martesë: Orët e beqarisë përfunduan

Bota e Yjeve

“Jam i dashuruar”- Redon Makashi “hap” zemrën dhe rrëfen planet për martesë: Orët e beqarisë përfunduan

Më: 22 janar 2021 Në ora: 13:47
Redon Makashi

Redon Makashi ka “hapur” për herë të parë zemrën dhe rrëfeu se është i dashuruar, por nuk zbuloi emrin e identitetit të gruas që i ka rrëmbyer zemrën.

Këngëtari i njohur u shpreh se orët e beqarisë kanë përfunduar dhe ka ardhur koha për të provuar martesën.

“Ka ardhur limiti i limiteve, do vendos edhe unë. Edhe ata që janë të martuar janë të pakënaqur, edhe të pamartuarit po. Unë do ta provoj njëherë martesën, e kaluam gjithë kohë, i morën me vete të gjithë orët e beqarisë, tani ka ardhur koha. Normal që jam i dashuruar,”- tha ai 

“Është gjithmonë ajo silueta bionde që kam unë në imazhin tim, me të cilën ti je i dashuruar?”- e pyeti moderatorja.

“Përveç klipit që doli një brune,”- shtoi Redon Makashi duke lënë të nënkuptohet se partnerja e tij është bionde.

Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat