“Uggs” kthehen fuqishëm mes fotosh VIP-ash

Bota e Yjeve

“Uggs” kthehen fuqishëm mes fotosh VIP-ash

Më: 30 janar 2021 Në ora: 08:22
Yjet

Uggsat nuk mund të renditen asnjëherë mes këpucëve chic që qarkullojnë, por janë pseudonim i rehatisë dhe komfortit. Në kushtet që jemi, akoma me pandeminë nëpër këmbë, u rikthyen për t’ju përshtatur rehatisë që jemi mësuar të ndjejmë prej muajsh.

I kemi parë story-t e bukurosheve shqiptare apo të veshura nga Chiara e Valentina Ferragni, Dua Lipa, Selena Gomez, Emily Ratajkowski, Irina Shayk dhe Kendall Jenner.

Uggs u konsideruar nga “Vogue USA”, si marka e komfortit. Megjithëse kur u shfaqën për herë të parë, këto çizme u shanë e u kryqëzuan nga stilistët më në zë, tani janë pranuar dhe i përshtaten më së miri situatës aktuale.

Këtë vit kanë dalë edhe versionet e shapkave uggs, apo këpucëve me qafë më të ulët.

Me çfarë t’i vishni? Me gjithçka që është po aq komforte sa ato.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat