Sofia Richie shihet duke shkëmbyer puthje me një mashkull në bregdet

Bota e Yjeve

Sofia Richie shihet duke shkëmbyer puthje me një mashkull në bregdet

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 21:41
Sofia Richie

Modelja e njohur, Sofia Richie, tashmë është duke i shijuar pushimet luksoze në Miami Beach.

22-vjeçarja është fotografuar nga paparacit, derisa shihej e ulur në karrige, ndërsa merrte rreze dielli teksa ishte e veshur me bikini, shkruan Daily Mail.

Pas ndarjes nga Scott Disick, ajo tashmë është e hapur për njohje të reja, teksa edhe po shijon takimet e tjera.

Së fundmi bukuroshja bionde është parë afër një mashkulli misterioz, me të cilin shkëmbente puthje.

Për shkak të pandemisë coronavirus, herë pas here Sofia shihej duke mbajtur maskë mbrojtëse, për t’u mos u infektuar.

Theksojmë se për të është aluduar se është në lidhje me reperin Jaden Smith, por që rezultojnë të jenë vetëm miq.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat