“Ishte e tmerrshme”- Enca Haxhia tregon të gjithë rrugëtimin e shërimit pasi theu këmbën

Bota e Yjeve

“Ishte e tmerrshme”- Enca Haxhia tregon të gjithë rrugëtimin e shërimit pasi theu këmbën

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:53
Enca Haxhia

Enca Haxhia pësoi një aksident vitin e kaluar, si pasojë e të cilit theu këmbën dhe iu nënshtrua një operacioni.

Këngëtares iu desh kohë të rikuperohej, pasi ka qëndruar rreth dy muaj në shtëpi duke u kujdesur për këmbën.

Megjithatë, herë pas here ajo mblidhte forcat, bënte make up, dhe publikonte foto e video për ndjekësit e saj.

Por, ditën e djeshme, ajo publikoi në Instastory një video, që tregonte rrugëtimin e saj që kur theu këmbën e deri tek rikuperimi.

“Ishte e tmerrshme”, shkroi ajo krahas postimit.

Si fillim, në video duket këmba e deformuar e më pas shfaqen pamje nga dita e operacionit, shenjat e qepjes, dhe pamje nga fizioterapia.

Enca u tregoi fansave vitin e kaluar se kishte futur shumë hekura në këmbë dhe u kërkoi mendim nëse duhet të bënte ndonjë tatuazh tek shenja që i kishte ngelur pas operacionit.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat