Rita Ora pëson një incident dhe e ëma i dha një këshillë tipike shqiptarësh

Bota e Yjeve

Rita Ora pëson një incident dhe e ëma i dha një këshillë tipike shqiptarësh

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 10:22
Rita Ora

Rita Ora prej pak kohësh është zhvendosur në Australi për shkak të punës së saj. Së bashku me disa emra të njohur të muzikës si Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian, Rita do të jetë pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice” në Australi. Tashmë ajo po jeton në hotelin më të shtrenjtë të Sidnejt me motrën e saj dhe menaxheren e muzikës, Elena Ora, derisa Channel Seven të gjejë një vend të përshtatshëm për t’i strehuar ato për muajt e ardhshëm, gjatë qëndrimit të tyre në Australi.

Ndërkohë së fundmi, Rita ka ndarë në rrjete sociale disa foto të shkrepura rastësisht në celularin e saj gjatë qëndrimit në Sidnej. Në imazhet e publikuara vihet re se ajo është djegur në pjesën e kraharorit nga ekspozimi i tepërt në diell. E para që e vuri re këtë detaj ishte nëna e saj, Vera Ora, që i ka lënë Ritës një koment tpik shqiptarësh.

Ajo e ka këshilluar të bijën që të lyhet me kos dhe komentin e saj sigurisht që ja ka lënë në shqip.

“Rita Pita lyju pak me kos se koke djeg”, i shkruan e ëma këngëtares në koment.

Herë pas here Vera i shkruan Ritës të tilla komente në postime dhe gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e fansave shqiptarë.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat